Edhe për kundër lëndimit, Valon Berisha do të grumbullohet me Kosovën
Valon Berisha ka qenë në dyshim për ndeshjet e Kosovës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.
Mesfushori i Lazios ka qenë i lënduar dhe nuk ka luajtur një muaj për skuadrën italiane, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, burime të Indeskonline bëjnë me dije se Valon Berisha do të grumbullohet nga Challandes për dy ndeshjet e Marsit.
Ylli kosovar ka zhvilluar 14 ndeshje me fanellën dardane derisa ka shënuar golin e parë historik në ndeshje zyrtare. /IndeksOnline/