12:52 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edhe pirja e moderuar mund të jetë e keqe, për shëndetin tuaj

Sipas një studimi të botuar në “Journal of Studies on Alcohol and Drugs”, edhe konsumimi i alkoolit brenda udhëzimeve javore të pijes me rrezik të ulët, mund të rezultojë në shtrimin në spital dhe vdekjen.

Studiuesit e udhëhequr nga Adam Sherk, PhD, i Institutit Kanadez për Kërkime të Përdorimit të Substancave në Universitetin e Victorias në British Columbia, Kanada zbuluan se një pjesë e konsiderueshme e vdekjes dhe paaftësisë së shkaktuar nga alkooli, u shkaktuan nga ata që pinin brenda udhëzimeve të rrezikut të ulët.

Udhëzimet janë pak më të larta se ato në Shtetet e Bashkuara dhe përfshijnë jo më shumë se 10 pije në javë për gratë dhe jo më shumë se 15 për burrat, sipas “Science Daily”.

Gjatë hulumtimit të tyre, ata zbuluan se më shumë se 50 për qind e vdekjeve nga kanceri që vijnë nga përdorimi i alkoolit kanë ndodhur në njerëzit që pinë në mënyrë të moderuar./Indeksonline/