“Edhe po të shkeli me këmbë Gjesti, për ty është ok”, Gerta nuk përmbahet ndaj Eglit

Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër pas spektaklit të së martës në “Big Brother VIP Albania”. Çështja e nishanit ka ngritur diskutime gjatë mbrëmjes, tensionet janë rritur, duke kaluar në përplasjes me tonë të larta.
Jo vetëm Egli dhe Gjesti, por edhe banorët e tjerë janë përfshirë në këtë diskutim, duke i folur të dyve për gabimet e tyre. Gerta shprehet se thyerja e Kutisë së imunitetit nga Gjesti ishte për të rregulluar te publiku gabimin që bëri me Eglin.
Gerta: Do bënte djalin e mirë të rregullonte gabimin me Eglin
Egli: Me mua në rregull është ai
Gerta: Për publikun, me ty edhe të të shkel me këmbë në rregull është ai prapë, po si do rregullonte ai fytyrën e vet me imunitetin ndaj Shkelzenit, që të dilte djalë i mirë