Edhe Podujeva u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti, Hotel Iliria strehon 10 familje
Që jemi zemërartë të gjithë shqiptarët, është dëshmuar edhe sot.
Për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti janë mobilizuar të gjithë kudo që janë, në Kosovë, Evropë e deri në Amerikë.
E për të prekurit nga tërmeti 6.4 shkallësh që rëndoi Shqipërinë në ndihëm doli edhe Faton Meqani nga Podujeva.

Meqani ka njoftuar se Hoteli Iliria ofron strehim dhe ushqim në Podujevë për të prekurit nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës, shkruan Indeksonline.
Në hotel mund të strehohen 10 familje ndërsa numri kontaktues në këtë hotel është : +38344577779./Indeksonline/