Edhe Polonia largohet si opsion, Kosova ende s’ka caktuar miqësore për muajin qershor
Kombëtarja e Kosovës ende nuk ka gjetur kundërshtarë për ndeshjet e muajit qershor.
Madje dy opsionet që ishin: Polonia dhe Shqipëria, u zhdukën nga sot, shkruan Indeksonline
Kjo, pasi Shqipëria ka gjetur kundërshtarin e dytë, që do jetë Izraeli. Kurse Polonia pritet të luajë ndaj Ukrainës.
Por, interesante është se Kosova ende nuk ka gjetur kundërshtarë për muajin qershor.
Vitin e kaluar, Kosova kishte luajtur dy miqëosre në “Fadil Vokrri” gjatë muajit qershor: Ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore./Indeksonline/

