Edhe pse ditë vikendi, ish-kryeministri zgjohet herët, ndan pamje nga Deçani

Dje në Deçan është mbajtur panairi tradicional i gështenjës, i cili ka mbledhur kultivues të shumtë, me qëllimin të promovimit dhe shkëmbimit të përvojës ndërmjet tyre.
Aty ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe mysafirë nga Shqipëria, shkruan Indeksonline.
Sot, edhe pse ditë vikendi, Haradinaj është zgjuar herët dhe ka ndarë disa fotografi në Facebook.
Aty shihet teksa ish-kryeministri po argëtohet në organizimin tradicional “Dita e Gështenjës 2020”.