Edhe pse e dëmtoi kundër Fiorentinës, Spalletti mbron VAR-in
Inter mori një pikë në fundjavë në ndeshjen kundër Fiorentinës me një penallti të dyshimtë në sekondat e fundit.
Pas vlerësimit të VAR, gjyqtari akordoi penallti për Fiorentinën ku në gol e realizoi Jordan Veretout.
Rasti i penalltisë u komentua shumë derisa kishte shumë kritika për vendimin.
Trajneri i Interit, Luciano Spalleti në një konferencë për media para ndeshjes me Cagliarin ka thënë se përkundër këtij rasti VAR-i është shpëtim për futbollin.
“VAR është një mekanizëm i përkryer, si një makinë, makina janë gjithmonë të shtyrë, ndonjëherë episodet janë vështirë të vlerësohen edhe në ekran. Vetëm se është parë edhe 5-6 herë një garë nëse është e nevojshme: ne duhet të vazhdojmë ta përdorim atë, është e ardhmja“, ka thënë trajneri i Interit.
Interi është në vendin e tretë me 47 pikë, dy më shumë se Milani dhe tre më shumë se Roma. /IndeksOnline/