75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Edhe pse e infektuar, Osmani nuk ndal angazhimet nga shtëpia

Ndonëse me COVID-19, u.d. e presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, po vazhdon punën me agjendën e saj në përpikmëri.

Osmani ishte sot pjesë e eventit virtual me rastin e 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin epromovimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë.

Ambasadori i  Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë.

“Përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë. Pjesëmarrja e grave në dialog është strategjia më e zgjuar”, tha ai./IndeksOnline