19:22 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Edhe pse e largoi, Bayerni prap e ‘blindon’ Leon Dajakun

Leon Dajaku u huazua nga Bayerni i Mynihut te Unioni i Berlinit në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi nga kryeqyteti gjerman ka të drejtë që ta blejë kartonin e shqiptarit për 2.5 milionë euro.

Megjithatë Bayerni nuk do t’i ngris duartë lehtë nga Dajaku.

‘Sport1’ shkruan se bavarezët kanë insistuar që të shtohet në kontratë mundësia që kurdoherë të kenë mundësi ta blejnë 19 vjeçarin.

Ai kishte debutuar në Bundesligë si 17 vjeçar me Stuttgartin.

/Indeksonline/