Edhe pse ende nuk kanë dalë në shitje, Joshua porosit dy “bisha” Land Rover
Gjiganti britanik i veturave “Land Rover” ka publikuar pamjet e Defenderit të ri që do të dal në shitje së shpejti.
Një “bishë” e tillë do të dukej edhe më e egër në duart e një njeriu të fortë siç është Anthony Joshua.
Kampioni i Botës në pesha të rënda nuk është përmbajtur ku ka porositur menjëherë dy të tilla.
“Unë do të marr dy”, ka shkruar Joshua duke bashkëngjitur fotografinë e Land Roverit. /IndeksOnline/
I’ll take two ??♂️??? https://t.co/aUDjdUDiun
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) April 30, 2019