“Edhe pse fans i Realit…”/ Dagz dhe PM bashkë me Zhegrovën në Madrid

Sonte zhvillohet një derbi klasik në qendër të Madridit.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i një superatmosfere në duelin mes Real Madridit dhe Juventusit, shkruan IndeksOnline.
Bashkë me ekipin e Juventusit ka udhëtuar edhe Edon Zhegrova, që ende nuk dihet nëse do të ketë minutazh kundër “mbretërve” sonte.
Por, përkrahja për të nuk mungon.
Madje, edhe dy dj-të e njohur, Dagz dhe PM, kanë udhëtuar drejt Madridit për të përkrahur “luanin”.
Ata kanë postuar fotografi të përbashkët ku shfaqen duke qeshur me Edonin, teksa Dagz shkruan: “Takim i shkëlqyeshëm larg shtëpisë, me vëllain tonë. Edhe pse jam fans i Real Madridit, nesër Fino Alla Fine”.