19:49 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edhe pse fitoi ndaj Feronikelit, Ballkani ankohet për mënyrën e referimit!

Skuadra e Ballkanit ka arritur ta mposhtë Feronikelin me rezultat në 3:2 në takimin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Me 3 gola të shënuar nga Mirlind Daku, djelmoshat e Munishit mposhtën ekipin e Tovëlanit në 3:2, rezultat ky që po kontestohet nga ekipi vendas, shkruan IndeksOnline.

Por, pas ndeshjes skuadra e Ballkanit përmes një postimi në Facebook, reagoi në lidhje me golin e parë të mysafirëve, ku sipas tyre ishte në pozicion jashtë-loje.

Nga pamjet e publikuara shihet Santos që ishte më i avancuar se vija e mbrojtjes së Ballkanit, para pranimit të topi.

“Gabim pas gabimi me referet tanë , nuk e kan ndermend te ndalen , Goli parë i Feronikeli-t offside, Zot na ruaj nga njerzit me qellime te kqia”, shkruan klubi i Ballkanit.


Ja pamjet: