75 Mall Live Search
15:17 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Edhe pse i huazuar, Dalot ka të drejtë të luaj kundër Unitedit

Diego Dalot ka të drejtë të luaj kundër skuadrës së tij, Manchester Unitedi.

Skuadra e Manchester Unitedit dhe ajo e AC Milan do të luajnë në 1/8 e finales në UEFA Europa League, shkruan IndeksOnline.

Dalot u huazua në klubin nga Serie A gjatë tetorit të vitit të kaluar. Edhe pse shumica e kontratave nuk e lejon që lojtarin e huazuar të paraqitet kundër ish-klubit, rasti i Dalotit është ndryshe.

Ai mund të luaj kundër Manchester Unitedit.

Kujtojmë që mbrojtësi anësor këtë sezon ka bërë 9 paraqitje për AC Milan./IndeksOnline/