75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / C E

Edhe pse i lënduar dhe jashtë fushave, Roma ka gati kontratën e re për Zaniolon

Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, momentalisht është jashtë fushave të gjelbra si pasojë e një lëndimi në krah, por kjo gjë nuk ka ndaluar spekulimet për të ardhmen e tij.

Roma tani thuhet se dëshiron që t’ia zgjasë kontratën Zaniolos, dhe bisedimet me agjentin e tij do të fillojnë më vonë këtë muaj.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, sulmuesi italian ka vendosur që ta vazhdojë të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

Krerët e “Giallorossëve” janë duke e konsideruar që t’ia zgjasin kontratën Zaniolos, që do të nënkuptonte se ai do të qëndrojë te Roma deri në verën e vitit 2027.

Kontrata aktuale e Zaniolos te Roma përfundon në muajin qershor të vitit 2024.