Edhe pse i pensionuar nga futbolli, David Beckham gëzon forma përfekte (Foto)
David Beckham është njëri nga futbollistët më të njohur edhe pse tashmë i pensionuar nga ky profesion.
Ndonëse 43 vjeçari nuk merret me aktivitete të vështira si në kohën kur ishte futbollist, ai prapë nuk ka ndaluar duke u munduar që të mbajë linjat e tij në formë.
Së fundi, ai është parë teksa po vraponte përgjatë një parku në Londër, i veshur thjeshtë me trenerke, bluzë dhe kapele.
Ndryshe, David këtë herë nuk u pa me gruan e tij Victoria me të cilën shihen shpesh së bashku duke vrapuar./Indeksonline/