Ndonëse me aftësi të kufizuara, gruaja s’u ndal dhe fitoi tituj në botën e palestrës
Jeta e Lucy Dunstan-Beasley mori një kthesë të papritur kur në një aksident të rëndë theu këmbën dhe e la të paaftë.
Aksidenti ndodhi në vitin 2013 dhe tre vjet më vonë, Lucy ishte në depresion, në gjendje të vazhdueshme me dhimbje dhe e papunë.

36-vjeçarja gjithmonë kishte dashur të ishte aktive dhe të merrte sfida të reja dhe kishte një pasion për garat aventureske dhe të qëndronte larg tyre ishte tejet e rëndë.

Por gjithçka ndryshoi kur ajo filloi të pajisjet me një pajisje të shpëtimit të gjymtyrëve “ExoSym” për t’i ndihmuar që të rimerrte veten dhe të adaptohej me gjendjen fizike.
Gjashtë vjet më vonë, Lucy është zhvendosur në Hither Green dhe u bashkua me palestrën e saj lokale, ku vendosi një ritëm të ri në jetën e saj, transmeton Indeksonline.
“U frikësova në fillim, por shpejt e kuptova se palestra ishte shumë e lehtë dhe mbështetëse”, tha ajo.
Ajo hodhi pas çdo sfidë dhe filloi trajnim personal, ku i ndihmoi në forcimin e trupit dhe gjithçka tjetër.
Lucy u bë edhe pjesë e disa garave, ku një vit më vonë ka fituar epitetin si gruaja me aftësi të kufizuara më të forta në botë për vitin 2018, si edhe tituj të ndryshëm si të Anglisë, Britanisë e vende të tjera për “Gratë me aftësi të kufizuara’.

Ajo tha se ishte tejet entuziaste dhe se gjithmonë e dinte se do të mund t’i arrinte qëllimet e saj në botën e palestrës./Indeksonline/
