75 Mall Live Search
14:18 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edhe pse janë milionerë, aktorja e njohur martohet në oborrin e shtëpisë

Aktorja e njohur Hillary Duff sapo u martua me Matthew Koma në një ceremoni private në shtëpi në Los Angelzos, ka raportuar TMZ.

Një burim i afërt me të posamartuarit tregon se miqtë dhe familja ishin të ftuar në shtëpinë e çiftit të shtunën për martesë, madje thuhet se ceremonia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë – dhe ishte jashtëzakonisht privat, transmeton Indeksonline.

Hilary dhe Matt u fejuan në maj pasi kishin vite që dilnin së bashku.

Ajo ka një djalë 7 vjeçarë me ish burrin e saj Mike Comrie.  /Indeksonline/