Edhe pse kohë fushate, Agim Aliu thotë se “Ferizaj nuk ka kohë për pushim”

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili kërkon edhe një mandat tjetër, ka paraqitur disa fotografi të qytetet të tij.
Ai ka thënë se Ferizaj nuk ka kohë për pushim.

“Nënkalimi për këmbësorë dhe vetura në Nikadin, ka marr tashmë formë, për t’i shërbyer kalimit të sigurt e shmangies përgjithmonë të më të keqes në këtë zonë që shkaktoi shumë viktima.

Përveç një projekt modern e madhështor i infrastrukturës rrugore, nënkalimi në Nikadin është projekt jetik, për sigurinë e qytetarëve”. /Indeksonline/





