Edhe pse lider në Premier Ligë, Klopp ende i pakënaqur
Klopp ka pranuar se ai ndihet ende i pakënaqur edhe pse është duke mbizotëruar në ligën angleze.
E këtë ai e tha me arsyetim se nuk dihet kurr sigurtë se çfarë mund të ndodhë. “Unë jam një person shumë optimist, por jo para një ndeshje futbolli” tha trajneri i Liverpool.
Përveq tjerash ai tha se nuk është ende i sigurtë se a do ta fitojnë titullin e ligës angleze “Unë e di që ne mund të fitojmë, por kurrë nuk kam menduar se sigurt do ta fitojmë, gjë që e bën jetën vërtet të pakëndshme”.
Jurgen Klopp u ndje edhe me fat që e ka një skuadër si Liverpool, “Jam i bekuar që kam një ekip shumë të zgjuar”./Indeksonline/.