Edhe pse në vendin e pestë, Manchester City dukshëm favorit për të fituar Premierligën

Sipas “Five Thirty Eight” Manchester City është ekipi favorit për të fituar Premier Ligën.
Edhe pse në vendin e pestë, sipas kësaj faqe, skuadra e Guardiolës është dukshëm më e favorizuar, shkruan Indeksonline.
Ata i japin 69% mundësi Cityt për tu shpallur kampion përkundër 15% që e vlerësojnë mundësinë e Liverpoolit.
Manchester United është e treta me 10% e ndjekur nga Tottenham me 2% mundësi.
Skuadrat tjera janë vlerësuar me 1% ose pa gjasë për të fituar Premierligën. /IndeksOnline/
