75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / L A

Edhe pse nuk ka luajtur ende, Barcelona po mendon t’i vazhdojë kontratën Szczesnyt

Portieri polak, Wojciech Szczesny së fundi është rikthyer nga penzionimi.

Polaku, i është bashkuar Barcelonës pas lëndimit të Marc-Andre Ter Stegen i cili do të humbas sezonin shkaku i lëndimit që pësoi ndaj Villarrealit.

Në vend të gjermanit, është aktivizuar Inaki Pena i cili po shkëlqen në portën e “Blaugranave”.

Pavarësisht se nuk ka debutuar ende, klubi është i kënaqur me mënyrën se si Szczesny i është qasur rolit të tij.

Szczesny, kujtojmë që ishte penzionuar fillimisht në verën e këtij viti ku luajti së fundi për Juventusin./IndeksOnline/