Edhe pse nuk lejohen brenda, kosovarët në Austri po i presin “Dardanët” para stadiumit

Sot do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Maltës nga ora 18:00.
Kjo ndeshje do të luhet në Austri në stadiumin “Worthersee Stadion”. Në këtë ndeshje nuk lejohet pjesëmarrja e tifozëve për shkak të gjendjes pandemike, raporton Indeksonline.
Por, kjo nuk po i ndal kosovarët në Austri që të përkrahin “Dardanët”.
Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihen dy tifozë që po presin kombëtaren para stadiumit.

Ata me vete kanë flamurin e Kosovës dhe kanë shkuar për të motivuar “Dardanët” para ndeshjes.
Kombëtarja e Kosovës tashmë ka publikuar formacionin startues: Visar Bekaj, Fidan Aliti, Betim Fazliji, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Lirim Kastrati, Bujar Idrizi, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica./Indeksonline/