Edhe pse policia shqiptoi mbi 200 mijë dënime në 2019, aksidentet vetëm sa shtohen
Aksidentet e trafikut do të jenë njëra nga gjërat që do simbolizojnë vitin 2019-të.
Vetëm gjatë ditës së sotshme dy persona vdiqën si pasojë e aksidenteve, shkruan Indeksonline.
Duke i parë aksidentet e shumta, policia është bërë më e ashpër në shqiptimin e tiketave në trafik, duke e rritur numrin e tyre.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës rreth statistikave për shqiptimin e tiketave në trafik.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë janë shqiptuar 200 mijë e 441 tiketa. Në krahasim me vitin e kaluar, ky numër është rritur për afro 16 mijë.
Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, policia kishte shqiptuar 184 mijë e 801 tiketa trafiku.
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar është arsyeja se pse më së shpeshti janë dënuar qytetarët.
Dënimet më shpeshta për gjashtëmujorin e parë të viti 2019 janë:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar 43.44%
Rripi i sigurisë 10.94%
Parkimi i pa rregullt 10.62%
Mos respektimi i shenjave të trafikut 5.40%.
Rajoni ku më së shumti shqiptohen tiketat është ai i Prishtinës. Nga numri i përgjithshëm i tiketave rajoni i Prishtinës merr pjesë me 26.10%.
Më poshtë keni listën e plotë të rajoneve sa i përket tiketave të shqiptuara.
Prishtinë 26.10%
Prizren 14.08%
Ferizaj 12.77%
Autostradë 10.89%
Gjilan 10.19%
Gjakovë 9.03%
Pejë 8.89%
Mitrovicë Jugu 6.64%
Mitrovicë veri 1.37%./Indeksonline/