75 Mall Live Search
16:12 / E Diele, 29 Shtator 2024 / G T

Edhe pse shumë metra larg fushës, “Plisat” qëndrojnë në Gjilan për ta përkrahur ekipin e zemrës

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë udhëtuar edhe nga Prishtina për në Gjilan për ta shikuar këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Mund të jetë një imazh i 5 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, bar dhe teksti

Por, tifozët mysafir nuk u lejuan të futeshin në stadium – kjo për shkak të kushteve jo të mira që ofron fusha ndihmëse në Gjilan.

Megjithatë, “Plisat” janë shumë metra larg fushës dhe prapë se prapë kanë vendosur të qëndrojnë afër klubit edhe pse e kanë të vështirë ta shikojnë ndeshjen nga ajo distancë.

Kujtojmë që momentalisht rezultati i ndeshjes është 1:1./Indeksonline/