13:21 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / A. A

Edhe pse u eliminua, Bayerni fitoi 100 milionë euro në Ligën e Kampionëve!

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është shumë e rëndësishme për klubet evropiane.

Kjo për shkak të shpërblimeve të mëdha financiare që UEFA ia ndan ekipeve.

Bayerni i Mynihut dje u eliminua në çerekfinale të kësaj gare nga Paris Saint Germaini.

Gazeta gjermane Bild raporton se bavarezët sivjet kanë përfituar rreth 100 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Shuma e saktë do të bëhet e ditur në fund të këtij edicioni.

Vitin e kaluar, pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve, Bayerni arkëtoi hiç më pak se 130 milionë euro.

/Indeksonline/