Edhe PSG po e përgatit ofertën për Leo Messin

Messi tashmë është tema kryesore e mediave në tërë botën.
Sulumesi argjentinas ditën e djeshme “shokoi” fansat e tij, pasi tha se ia ka komtuar lajmin menaxhmentit të Barcelonës se nuk do të jetë më pjesë e tyre, shkruan IndeksOnline
Kështu, tani shumë skuadra janë në garë për të, ku transferimi i tij do të ishte një arritje për cilin do klub që e transferon numrin 10 të Barçës.
Sipas gazetarës së njohur argjentinase, Veronica Brunati, për messin thuhet se do të bëjë ofertë edhe klubi Paris SG.
Ajo këtë lajm e bëri të ditur përmes profilit të saj në “Twitter”.
#PSG prepara una oferta para seducir a #Messi.
— Veronica Brunati ? (@verobrunati) August 26, 2020