Edhe raporti i BE-së thotë se homologimi nuk është monopol
Kohëve të fundit nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, respektivisht nga vetë Natalie Apostolova është aktualizuar çështja e kontrollit të veturave apo homologimi.
Zyra e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj ‘TAIEX’ kishte dërguar në Kosovë dy ekspert nga Lituania që nga data 14 deri më 17 maj 2019.
Ky mision kishte ardhur me kërkesë të MIT dhe në pajtim me zyrën e BE-së.
Ata kanë evidentuar disa gjetje për nevoja të përafrimit të legjislacionit.
Sot në komisionin parlamentar u diskutua përsëri për këtë çështje me ç’rast u tha se n këtë raport nga ekspertët e BE-së, nuk bëhet fjalë askund për monopol, por për disa ndryshime të neneve të ligjit për automjeteve (nenit 30 dhe 33).
“Informacionet dhe pikëpamjet e përcaktuara në këtë raport i përkasin autorit(-ëve) dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë opinionin zyrtar të BE-së. As institucionet apo organet e BE-së e as ndonjë person që vepron në emër të tyre nuk mund të konsiderohet përgjegjës për informacionet që gjenden në këtë raport”, thuhet ndër të tjerash në këtë raport./Indeksonline/
file:///C:/Users/Indeksonline/Downloads/Scan_Raporti_ENG.pdf



