18:36 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe Reuters shkruan për dorëheqjen e Haradinajt

Gazeta Britanike “Reuters” ka shkruar një artikull për dorëheqjen e kryesministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Titulli i këtij shkrimi është ‘Kryeministri i Kosovës largohet pasi u thirr në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë’, shkruan Indeksonline.

Sipas Reuters, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të premten se po jepte dorëheqjen sepse ai ishte thirrur në një gjykatë për krimet e luftës, në Hagë për t’iu përgjigjur pyetjeve nga prokurorët lidhur me luftën për pavarësinë e Kosovës.

Gazeta Britanike tha se kjo është hera e dytë që Hardinaj ka dhënë dorëheqje si kryeministër. Në 2005 ai u padit nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Ai u gjykua dhe u lirua dy herë nga ajo gjykatë./Indeksonline