Edhe Rina iu bashkua festivalit në Zvicër, u shfaq në veshje eksplicite
Në orën 14:00 gjatë pasdites së djeshme në Zürich u mblodhën mijëra djem dhe vajza që ia kishin ardhë nga e gjithë bota për të përcjellë edicionin e parë të festivalit “Alba”, ngjarje kjo që po vazhdon të ketë jehonë të madhe në shtetin zviceran.
Në këtë event po performojnë emra të talentuar e të njohur shqiptar.

Në mesin e artistëve ishte edhe reperja e re nga Istogu, Rina Balaj.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram një fotografi ku shfaqet në të kuqe, një veshje kjo eksplicite me taka super të larta.
Gjithsesi ngjyra e kuqe po i shkon shumë./Indeksonline/