75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Edhe Rita Ora uron festën e Fitër Bajramit

Dje (e enjte) është kremtuar festa e Fitër Bajramit nga të gjithë myslimanët anë e kënd botës.

Një urim për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as nga artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.


Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Londër, ka uruar të gjithë miqtë dhe fansat në një postim të ndarë në InstaStory.

“Me fat Bajrami”, ka qenë përshkrimi i fotografisë në gjuhën angleze.