Edhe Ronaldo ndihmon Turqinë, vendos në ankand fanellën e tij
Fanella e firmosur e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, po del në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.
Futbollisti i kombëtares turke Merih Demiral, i cili luan për ekipin italian të Serie A, Atalanta, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale:
“Sapo fola me Cristiano Ronaldon. Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po shesim fanelën e firmosur të Ronaldos. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do t’i dhurohen për të prekurit nga tërmeti”.