75 Mall Live Search
22:26 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / Gj. Sh

Edhe Shkëndija eliminohet nga Liga e Konferencës

Shkëndija eliminohet nga Conference League dhe i jep lamtumirën Europës, pasi u mposht me rezultatin e përgjithshëm 1-4 nga skuadra armene e Noah.

Pasi takimi i parë u mbyll me fitoren 2-0 të Noah, Shkëndija nuk ia doli as në takimin e dytë të raundit të parë kualifikues, ku u mund me rezultatin 1-2.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan ndeshjen e luajtur në Shkup, me Miljkovic në minutën e 20’.

Shkëndija barazoi në minutën e 53’ me Caken, mirëpo Noah rimori avantazhin dhe vulosi këtë takim me golin e realizuar nga Pinson në minutën e 90+1’.

Pas kësaj humbje për Shkëndijën mbyllët rrugëtimin në arenën europiane.