Edhe Shqipëria mëson kundërshtarët për kualifikueset e EURO 2025
Është bërë tërheqja e shortit në Nyon të Zvicrës për rundin e parë të kualifikueseve për EURO 2025 në konkurrencën e femrave.
Shqipëria bënte pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve, por pas rezultateve të dobëta ata ranë nga Kategoria pasi përfunduan në pozitën e fundit, shkruan IndeksOnline.
Kombëtarja Shqiptare, bën pjesë në Ligën C dhe do përballet me Estoninë dhe Luksemburgun me kualifikueset që fillojnë më 3 prill
Kombëtarja e drejtuar nga selektori Armir Grimaj, synon që të fitojë grupin dhe të arrij play-offin po ashtu edhe rikthimin në Ligën B. /IndeksOnline/