10:40 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Edhe si fëmijë e bukur/ Rita dëshmon bukurinë natyrale me këtë imazh

Periudha e fëmijërisë konsiderohet si pjesa më e mirë e jetës.

Këtë kohë ka filluar ta kujtojë edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Në një imazh të publikuar nga ndjekësit e saj, të cilin e ka ripostuar, ajo tregoi se si dukej kur ishte fëmijë, duke shkruar “Rita e vogël”.

Me një fytyrë engjëllore, Rita dëshmon qartë se bukurinë e ka natyrale, duke qenë e njëjta si është sot./Indeksonline/