Edhe sonte Prishtina ka ajër të ndotur dhe të pashëndetshëm
Sipas matësit të cilësisë së ajrit, i vendosur nga Ambasada e SHBA-ve, edhe sot në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit është i lartë.
Cilësia e ajrit del të jetë 243, që do të thotë e pashëndetshme, duke e shndërruar kështu Prishtinën në një vend të pashëndetshëm për të jetuar.
Rikujtojmë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global. Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike./Indeksonline/
