75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe sonte prishtinasit po thithin ajër tejet të ndotur

Prishtina sot është mbuluar nga ajri i ndotur.

Sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ajri sonte është në shkallë shumë të madhe të ndotjes.

Tani ajri është në shifrën 191, që është shifra më e lartë e ndotjes së ajrit, që nga dimri i kaluar.

Ndotja e ajrit është shkaktuar pas rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, si nga KEK-u, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat.

Po ashtu në një gjendje të tillë të ajrit ndikon edhe mungesa e erërave, që do ta shpërndante smogun dhe mungesa e rënies së shirave.