Edhe sonte protestohet me tenxhere e lugë në Prishtinë

Edhe sonte planifikohet të ketë protestë me lugë e tenxhere prej orës 20:00. Replikë, që inicoi protesten e djeshme, kërkon që qytetarët të dalinë në ballkon e dritare dhe të bëjnë zhurmë sërish mbrëmjen e sotme.
Grupi i aktivistëve të cilët thonë se janë apartiakë, i quajtur Replikë, njofton se edhe sot vazhdon protesta me tenxhere e tiganë e nisur mbrëmë si revoltë e qytetarëve të kosovës ndaj përcarjeve në skenën politikë, në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjesia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftim.
“Replikë” u bën thirrje të gjithë qytertarëve të Kosovës, në qytete e në fshatra, që për pesë minuta të dalin në ballkon ose në dritare dhe të bëjnë zhurmë me celëse, tenxhere apo lugë.