Edhe Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit
Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit. Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.
Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofrojë të të vërtetën për familjet dhe të ndihmojë paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.
Ky komision do të mbështesë Grupin punues për persona të pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.
“Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.
“BE-ja ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje thuhet më tej në këtë komunikatë.

