07:51 / E Enjte, 11 Janar 2024 / MSH

Edhe sot mot i ftohtë, temperatura minimale shënon -8 gradë

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohtë.

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.