75 Mall Live Search
08:10 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / MSH

Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtë të mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat maksimale për sot pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet të jetë 13 gradë.