75 Mall Live Search
07:40 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / MSH

Edhe sot mot me vranësira, temperaturat maksimale mbi 30 gradë

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në orët e mëngjesit.

Sipas MeteoKosova, era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C.

Ndërsa, ato maksimale prej 29 deri në 32°C.