Edhe sot mund të bëni testin PCR në sheshin “Zahir Pajaziti”

IKSHPK edhe sot, për të dytën ditë radhazi bën testimin e qytetarëve për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
IKSHPK njofton se testimi bëhet prej orës 09.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020.
“Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19. Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/