75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pritje të gjata edhe sot tek Agjencia e Regjistrimit Civil, shumë prej tyre pa maska!

Që në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur tek objekti i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Sikur edhe në ditët e kaluara në këtë vend ka një numër të madh të qytetarëve që po presin në radhë për të kryer shërbimet në Aagjencinë e Regjistrimit Civil, raporton Indeksonline.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet numër i madh i qytetarëve, por ajo që bie në sy është se jo të gjithë kanë të vendosura maska apo doreza, që parashihen si masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19./Indeksonline/