75 Mall Live Search
20:48 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / SH F

Edhe sot shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut iu kërkuan tri vaksina

E enjtja është dita e fundit që udhëtarëve të cilët hyjnë në territorin e Kosovës, përmes pikave kufitare, iu kërkohen tri doza të vaksinës kundër COVID-19.

Edhe këtë ditë, autoritetet kufitare nuk lëshuan pe. I lypën dëshmitë për tri vaksinat për udhëtarët të cilët kaluan përmes pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Për dallim nga Kosova, Maqedonia e Veriut i kërkon vetëm dy doza të vaksinës për të hyrë në territorin e saj.