75 Mall Live Search
12:11 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Edhe stafi i ngushtë i kryeministrit është vetizoluar

Pasi që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili po ashtu ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dal pozitiv me Koronavirus , edhe stafi i ngushtë i tij, është vetizoluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të rezultatit të zyrtarit të ministrisë për të parë se si duhet të veprojnë pastaj.

“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me  një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu për medie.