75 Mall Live Search
12:23 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe të dielën punohet në rrugën B, banorët në hall nga zhurmat

Edhe pse është e diele në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë po punohet, e ku këto punime po bëjnë zhurma marramendëse, që po i shqetësojnë banorët.

Banorët kanë provuar të kontaktojnë inspektorët e komunës, mirëpo ata nuk e kanë hapur telefonin.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se janë duke u kryer punime, dhe kjo gjë po i shqetëson banorët, të cilët thonë se janë në hall./Indeksonline/.