75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

Edhe të rinjtë e Real Madridit ankohen te gjyqtarët, kështu u dëmtua nga VAR-i në ndeshjen e fundit!

RM Castilla, ekipi i dytë i Real Madridit para dy dite pësoi një humbje minimale 0:1 ndaj Racing de Ferrol.

Gjatë kësaj ndeshje ndodhi një incident, që po diskutohet shumë tani në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Futbollisti i RM Castilla, Joan Martinez u godit me bërryl nga lojtari kundërshtar, Saul Garcia.

Goditja ishte e frikshme dhe shumë e rrëzikshme, por sistemi “VAR” dhe gjyqtari i ndeshjes nuk e pa si ndërhyrje të ashpër.

Ai e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë edhe pse në pamje shihet se ishte e qëllimshme.

Trajneri i RM Castillas, Arbeloa pas ndeshjes tha se nëse vazhdohet me gjyqtarë të tillë, atëherë do të ketë gabime të vazhdueshme./Indeksonline/