20:14 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe tifozët e Ishujve Faroe fillojnë t’i zënë vendet e tyre në stadium

Përveç tifozëve të Kosovës, edhe tifozët e Ishujve Faroe kanë filluar të hyjnë në stadium.

Kanë mbetur edhe gjysmë ore para se të fillojë ndeshja e shumë pritur mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Dhe tani tifozët ishullor kanë filluar t’i zënë vendet e tyre në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Pas barazimit me Azerbajxhanin në Baku, Kosova synon sonte ta regjistrojë fitoren e parë në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/