75 Mall Live Search
12:18 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / C E

Edhe tifozët nuk e duan Ronaldon, kërcënojnë se do ta braktisin skuadrën

E ardhmja e Ronaldos është shndërruar në një telenovelë që nuk po i dihet fundi.

Portugezi nuk është aspak i kënaqur në Premierligë te Manchester United dhe dëshiron të rikthehet në La Liga, shkruan Indeksonline.

Një nga skuadrat ku Ronaldo ka mundësi të shkoj është Atletico Madrid, por kundër këtij transferimi kanë dalë tifozët.

Hashtagu #KundërCR7 është kthyer viral në rrjetet sociale. Shumë tifozët të Atleticos kanë kërcënuar klubin me dorëzim abonimesh nëse blihet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Presidenti i klubit kryeqytetas, Enrique Cerezo ka shuar mundësinë e blerjes së Ronaldos. “Nuk e di kush e shpiku këtë histori, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë tek Atletico Madrid.

Thashethemet janë thashetheme dhe duhet të mbeten të tillë, sepse nëse rriten duken reale“, deklaroi presidenti i Atleticos për mediet portugeze. /IndeksOnline/