Edhe Trepça’89 e ndihmon Prishtinën, këta lojtarë do të luajnë në Evropa Ligë

Prishtina tashmë e ka marr dritën e gjelbërt nga UEFA për ta zhvilluar takimin e Evropa Ligës kundër, Lincoln.
Edhe pse ky takim do të zhvillohet, UEFA ia ka vendosur një kusht interesant Prishtinës, ku duhet që të gjej futbollistë të rinj për të udhëtuar për në Gjilbratar, shkruan IndeksOnline
Kështu Trepça është e gatshme t’i ndihmojë rivalit Prishtinës, në një përgjigje për IndeksOnline, presidenti i Trepçës, Abedin Zeka tha se janë tre futbollistë që do t’i bashkohen kryeqytetasve.
“Po, me këtë që i ndodhi klubit të Prishtinës në garat evropiane, ne si klub kemi vendosur t’ia japim lojtarët si Arbnor e Ardian Mujën dhe Lissin Traoren”, përfundoi ai.